Rajoni

Kurti viziton të lënduarit në spitalin e Brodit

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sonte personat e lënduar në aksidentin e sotëm tragjik në Slavonski Brod.

Ai arriti në Kroaci pak para orës 19:45 me një helikopter, i shoqëruar edhe nga disa nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar. Ndërsa është pritur nga homologu i tij kroat Andrej Plenkoviq me një pjesë të stafit të tij qeveritar.

Kurti dhe Plenkoviq kanë vizituar personat e lënduar, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Brodit.

Ndryshe, dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar kur një autobus me udhëtarë që po vinte nga Gjermania për në Kosovë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Shiko me shume detaje KËTU