Maqedoni/I mori jetën 20 vjeçares me makinë, shoferi dënohet me 15 muaj burg
Gjykata themelore në Strumicë ka dënuar shtetasin I.Ç nga Strumica me dënim me burg vetëm 15 muaj pasi që la për vdekje me makinë 20 vjeçaren Verica Bellçovska nga fshati Rusinov i Berovës.
Verica është rast i njohur në vend, pasi që familja e saj dhuroi organet e saj dhe shpëtoi jetë. Autori që goditi me makinë dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes ka marrë dënimin më të lehtë dhe që është konsideruar skandaloz, përcjell INA. Portale maqedonase kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj gjykatëses Cona Kalamernikova, e cila ka shqiptuar dënimin që është konsideruar tejet skandaloz.
Familjarët e viktimës janë shokuar me vendimin duke thënë se autori në vend që të dënohej minimum 10 vite, ai ka marrë dënim skandaloz minimal prej 15 muajve, që një pjesë edhe i ka vuajtur në paraburgim. (INA)