Radev: Shkupi vetë të largoj bllokadën
Presidenti i Bulgarisë Rumen Radev komentoi marrëdhëniet dhe negociatat mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi votimit të sotëm në zgjedhjet në Sofje.
“Politikat e Bullgarisë drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk varen nga ajo se cila qeveri eshtre në pushtet dhe se si do të jetë parlamenti, por nga dialogu i hapur dhe konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes dhe ai duhet të zhvillohet mes dy qyteteve. Jo në Bruksel ose Paris, dhe varet nga kriteret që do ti plotësoj Shkupi për anëtarësim në BE”, tha Radev, i pyetur nëse qeveria e re do ta ndryshoj politikën e saj ndaj Shkupit.
I pyetur nëse Bullgaria do të heq bllokadën, Radev me përgjigje:
“Miqtë tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe lidershipi i vendit duhet vetë ta largojnë bllokadën”, tha Radev.