RajoniTop Lajme

Shi me vetëtima në plazh, pushuesit “braktisin” bregdetin (Video)

Shpërndaje

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave, kanë bërë që bregdeti të mos frekuentohet këtë të diel.

E gjithë vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Iliria, Shkëmbi Kavajës, Golem etj. janë boshatisur plotësisht.

Në det askush nuk guxon të futet, ndërsa ata pak pushues që kishin mbërritur për të shijuar detin janë larguar me fillimin e reshjeve.

Bizneset kanë mbyllur çadrat, në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Qyteti pritet të shoqërohet nga një mot i paqëndrueshëm përgjatë gjithë ditës së sotme, duke e bërë bregdetin të pafrekuentueshëm.

Klan News