BotaTop Lajme

Shqiptarët iu dalin në ndihmë gjermanëve pas vërshimeve vdekjeprurëse: Na ndihmuan në luftë (Foto)

Shpërndaje

Përmbytjet në Evropë kanë shkaktuar vdekjen e mbi 150 personave në Gjermani dhe kanë lënë të zhdukur mijëra të tjerë.

Pas dëmeve jashtëzakonisht të mëdha, disa shqiptarë kanë shkuar në Bad Neunar për t’iu dalë në ndihmë gjermanëve.

Lulzim Hajdaraj i cili ka dërguar fotografi në redaksinë e Klan Kosova, ka treguar se dje bashkë me disa miq ishte në këtë qytet i cili është përfshirë nga uji.

“Atje pamë që njerëzit ishin të frustruar dhe të habitur se si ekzistenca e tyre brenda një kohe aq të shkurtër kishte humbur tërësisht, qyteti ishte rrënuar pothuajse I tëri”, tha Hajdaraj në Facebook.

“Ne shkuam sadopak që t’i dalim në ndihmë atyre njerëzve që në kohën e vështirë që ne e përjetuam në luftë na ndihmuan dhe vazhduan të na ndihmojnë edhe sot”.

Ndër të tjerash, Hajdaraj bëri thirrje që secili që ka kohë dhe mundësi ta bëjë të njëjtën gjë, sepse është e duhur dhe e mirëpritur nga banorët, njofton Klankosova.tv.