Ahmeti: Rroftë Kosova! Rroftë UÇK-ja!
Sot, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë në marshin protestues të zhvilluar në Prishtinë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, njofton albazone media.
Marshi përcolli një mesazh të fuqishëm në mbrojtje të vlerave të lirisë, sakrificës dhe drejtësisë, duke rikujtuar kontributin e atyre që luftuan për çlirimin dhe dinjitetin e Kosovës.
Postimi nga AHMETI:
Sot, në Prishtinë, marshuam për Lirinë dhe në mbështetje të Çlirimtarëve.
Ky marshim ishte një dëshmi e fuqishme se liria nuk është vetëm kujtim i një të kaluare të lavdishme, por vlerë që mbrohet dhe dëshmohet çdo ditë. Kosova sot foli fuqishëm, duke shprehur mirënjohjen për ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e saj.
Sot, populli shqiptar e dha verdiktin e tij të qartë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i shpall TË PAFAJSHËM❗️
UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së përbashkët të të gjithë atyre që besuan dhe luftuan për lirinë. Nga Prishtina, sot përcollëm mesazhin se drejtësia dhe liria duhet të ecin bashkë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!
Rroftë Kosova! Rroftë UÇK-ja! 🇦🇱

















