Aziri: Skandali i Teuta Arifit, fenomen korruptiv në gjitha komunat që menaxhohen nga BDI-ja (Video)

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, akuzoi ish kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, për keqpërdorimin e buxhetit gjatë menaxhimit të komunës dhe tha se ky nuk është rast i izoluar, por fenomen që ndodhet kudo në institucionet që drejtohen nga BDI-ja.

“Ka kohë që keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e eksponentëve të BDI-së flet zëshëm. Po aq zëshëm është edhe korrupsioni dhe krimi. Më së shumti pasojat i ndjejnë qytetarët e këtij vendi. Të shumta janë institucionet e shtetit që duhet të japin drejtësi, siç janë prokuroria dhe gjykata. Mbrëmë në debat ish kryetarja e Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së, zgjedh që të mbrohet në heshtje në lidhje me akuzat për zhvatjen e parave të qytetarëve. Preferoi të flasë për fenomenet. Ja pra po flasim për disa fenomene.

Skandali i Teuta Arifit dhe i keqpërdorimit të buxhetit të tetovarëve nuk është rast i izoluar por fenomen i kudondodhshëm. Mentalitet korruptiv dhe kriminogjen prezent në çdo komunë dhe institucion që menaxhohet nga BDI-ja. Fenomen në vete është heshtja dhe lënia në harresë dhe paparëgjegjësinë e këtyre rasteve nga ana e institucioneve që duhet të hetojnë krimin siç është prokuroria, policia financiare, policia e shtetit, etj.”, tha mes tjerash deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.