Mjeku nga Tetova denoncohet pasi jep raporte mjekësore në gjuhën shqipe

Shpërndaje

Mjeku nga Tetova, oftamologu Armend Sejdini, është denoncuar pasi jep raporte mjekësore në gjuhën shqipe. Ai thotë se do ta çojë rastin në gjykatë, pasi Dimitar Apasiev, i cilie ka denoncuar mjekun, ka shpikur të dhëna se gjoja oftamologu është nga Kosova.

“Ndonjëherë raportet i marrin në shqip, ndonjëherë maqedonisht. Por ne duam shqip. Ju dini maqedonisht? Po dimë. Por më lehtë ju vjen shqip? Po normal që shqip na vjen ma lehtë. Në gjuhën amtare”, thotë mjeku.

E kjo si duket po i pengon dikujt pasi dje në zyrën e oftamologut Armend Sejdinit dje erdhi Inspektorati Sanitar Shëndetësor.

“Ankesa është bërë nga kryetari i Levicës nga Dimitar Apasiev, gjoja se një grup qyetararësh të Tetovës janë ankuar se raportet mjekësore jepen vetëm në gjuhën shqipe. Inspektorati në formë të rastësisshme zgjodhi dy raporte. Pacinetëve të nacionalitetit shqiptar raportet ua japim në gjuhën shqipe kurse pacientëve të nacionalitetit maqedonas në gjuhën maqedonase”, tha oftalmologu Sejdini.

Ai thotë qe sipas kërkesës së pacientit i jep edhe raportet mjekësore.

“Përshkak të fluksit të madh ndoshta ndonjëherë mund të bëjmë gabim. Mundet që pacienti shqiptar të merr raport në gjuhën maqedonase por me kërkesë të pacientit ne pastaj e ndryshojmë raportin.E ftoj zotriun që e ka ngritur këtë çështje le të vjen dhe të merr një udhëzim dhe raportin do ta merr në gjuhën e vet ashtu siç është”, thotë oftalmologu, Armend Sejdini.

Në ankesën deri te Inspektpratit Sanitar Shtetëror thuhet se mjeku Armend Sejdini është nga Kosova dhe se u ka dhënë raportet paciëntëve vetëm në gjuhën shqipe.

“Unë këtë do ta paraqes edhe në gjykatë pasi ka deklarata të josakta. Po e citoj ‘mjek nga Kosova Armend Sejdini shkruan raporte vetëm në gjuhën shqipe’. Kjo është rreme”, thotë Sejdini.

Kërkuam edhe qëndrim nga kryetari i partisë e Majta Dimitar Apasiev por prej tij nuk morëm asgjë përgjigje. Ndryshe doktor Armend Sejdini është nga Gostivari dhe ka tre vite që punon në repartin e Klinikës së Oftamologjisë në