MaqedoniTop Lajme

Shtetasi i Maqedonisë me Porsche kapet i dehur, i droguar dhe pa patentë shoferi në autostradën Nish-Beograd

Shpërndaje

Policia serbe ka kapur një qytetar maqedonas 32-vjeçar këtë mëngjes, i cili po lëvizte i dehur dhe i droguar në autostradën Nish-Beograd me një shpejtësi prej 173 km në orë, në një vend ku kufiri është 130 km në orë, tha Korrespondent i MIA-s nga Beogradi.

Sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme Serbe, policia e trafikut ndaloi një makinë Porsche Carrera, e drejtuar nga një qytetar i Maqedonisë së Veriut,në sheshin e pagesave në Vrcin afër Beogradit rreth orës 4:43 të mëngjesit.

Është përcaktuar se ai voziste pa kaluar provën e drejtimit të automjetit dhe me 0.28 përqind alkool në trup, ndërsa testi i drogës përcaktoi se ai ishte nën ndikimin e kokainës. Shoferi u ndalua në ambientet e policisë dhe kundër tij do të ngrihet një akuzë për kundërvajtje.