Turqi, fikja e zjarreve vazhdon në disa rrethe në provincën Mugla
Në rrjedhë janë aksionet e fikjes së zjarreve pyjore në rrethet Marmaris dhe Köyceğiz të provincës Muğla të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri, i cili shpërtheu gjashtë ditë më parë në Şirinyer, në vendbanimin Armutalan, i ndihmuar nga era, u përhap në vendbanimet İçmeler, Turunc, Osmaniye, Bayır, Çiftlik, Turgut, Hisarönü dhe Orhaniye.
Ekipet vazhduan aktivitetet e tyre gjatë natës në mënyrë që të mbajnë nën kontroll zjarrin. Helikopterë dhe aeroplanë janë dërguar në zonë për të ndihmuar në operacionet e shuarjes së zjarrit.
Një grup në Ministrinë për Situata të Jashtëzakonshme të Azerbajxhanit po ndihmon në shuarjen e zjarrit në Marmaris. Në shuarjen e zjarrit po marrin pjesë zjarrfikës nga provincat përreth, ekipet e shpëtimit, si dhe qytetarë.
Operacionet tokësore dhe ajrore janë duke u zhvilluar për të vënë nën kontroll një zjarr që shpërtheu në fshatin Ağla, në rrethin Köyceğiz dhe u përhap në një zonë të madhe.
Ka vazhduar lufta kundër zjarrit në vendbanimin Çökek, në rrethin Seydikemer.
Në terren janë ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersöy.
Aksionet e shuarjes së zjarrit vazhduan në Milas, Bodrum dhe Kavaklidere, në Muğla.
Zjarri që shpërtheu tri ditë më parë në vendbanimin Beyciler, në Milas, është përhapur në vendbanimet Ören Türkevleri, Çökertme, Bozolan, Fesleğen, Gökbel dhe Türkevleri, si dhe zona në Bodrum.
Operacionet ajrore të shuarjes së zjarrit janë duke u zhvilluar, ndërsa mbështetje i japin ekipet e zjarrit nga disa rajone në gjithë Turqinë.
Një numër masash sigurie janë marrë gjithashtu për të parandaluar përhapjen e zjarreve në zona të tjera të populluara.
Aksionet e shuarjes së zjarrit në Kavaklıdere janë gjithashtu në proces.