Ali Ahmeti: Ju lus të gjithëve që të Regjistroheni
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot së bashku me familjen e tij kanë pritur në shtëpinë e tyre regjistruesit të cilët kanë kryer procesin e Regjistrimit i cili si proces përfundon në fund të këtij muaji. Me këtë rast, kryetari Ahmeti ka bërë edhe njëherë apel tek të gjithë qytetarët që të Regjistrohen.
Në vazhdim postimi në Facebook, i kryetarit Ahmeti:
Sot mirëprita regjistruesit në shtëpinë time dhe bashkë me familjen u bëmë pjesë e regjistrit të popullësisë në vendin tonë.
Ju lus mos të hezitoni dhe të regjistroheni të gjithë, rezident e jorezident, në vend e në diasporë, bashkë me secilin anëtar të familjes suaj.
Regjistrimi vazhdon deri më 30 shtator, ndërsa nga sot të gjithë ata që nuk janë regjistruar për shkaqe të ndryshme në shtëpinë e tyre, të njejtën mund ta bëjnë në komunën ku banojnë.
Diaspora duhet të regjistrohet online në linkun në vijim: https://popis2021.stat.gov.mk/