ASH-AAA fillon nga Sheshi “Skënderbeu”, nën sloganin “Pastër” garojnë në 16 komuna

Shpërndaje

Sonte, në Shkupin Dardan filloi rrugëtimi i kësaj fushate madhështore drejt fitores historike të shqiptarëve në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021. Edhe njëherë vulosëm bashkëpunimin tonë opozitar, duke garuar si koalicion “Aleanca për Shqiptarët & Alternativa”, me të cilën tregojmë se jemi opsioni i vetëm për shqiptarët në Republikën e Maqedonis së Veriut.

Me kandidatët më të ndershëm dhe të pakorruptueshëm ne futemi në këtë garë të sjellim ndryshimin në çdo anë.

Në këto zgjedhje garojmë nën moton “PASTËR”, sepse qëllimi ynë është i pastër, aktiviteti ynë është i pastër dhe fitorja jonë do jetë e pastër.