RajoniTop Lajme

Bekim Haxhiu publikon fotografi nga arkiva e UÇK, ka një porosi për Albin Kurtin

Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave se arkivat e UÇK duhet hapur.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haxhiu ka postuar disa fotografi nga lufta duke iu përgjigjur kështu deklaratave të Albin Kurtit se arkivat e UÇK duhet hapur.

Haxhiu ka shkruar ndër të tjera se Albin Kurti po e pranon lojën e Serbisë për arkivat joekizstencte të UÇK.

Reagimi i plotë:

“Absurditet!!!

Albin Kurti pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së.

Albin Kurti me këto deklarata dhe marrëveshje justifikon Serbinë për mos hapjen të arkiva sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe dhe pamundëson përfundimisht zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Krahasimi i arkivave sekrete të Serbisë me raportet informative të Radios Kosova e Lirë dhe Agjencise së lajmeve Kosovapress, është nga veprimet më apsurde dhe shërbimi më i madh që i bëhet Serbisë!

Tani u kuptua që me udhëzimet e shefit të tij paska folë edhe Besnik Bislimi”.