Zaev: Tragjedi ndodhin gjithkund në botë, nuk besoj se Qeveria duhet të japë dorëheqje

Shpërndaje

“Tragjedi ndodhin gjithkund në botë”, kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev teksa u pyet se a do të dorëhiqet Qeveria pas tragjedisë në Tetovë ku nga zjarri në Qendrën Kovid humbën jetën 14 persona.

“E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve”, tha Zaev duke komentuar dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

“Nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, shtoi ai.