Besimi: Masat reformuese do të jenë në drejtim të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital
Janë përgatitur propozim masat reformuese që do të bëhen pjesë e Programit të reformave ekonomike 2022-2024‼️
📌 Në takimin e sotëm të ministrave, biseduam për propozim masat që do të përfshihen në Programin e ri dhe janë në drejtim të:
✔️tranzicionit të gjelbër,
✔️transformimit dixhital,
✔️avancimit të mjedisit afarist
✔️zvogëlimit të ekonomisë joformale dhe
✔️avancimit të kapitalit njerëzor.
👉🏻 Masat e propozuara dalin nga rekomandimet e miratuara në Dialogun vjetor të politikave ekonomike me përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Ballkanit perëndimor dhe Turqisë dhe do të kontribuojnë për:
✅realizimin e proceseve kryesore reformuese dhe
✅ intensifikimin e dialogut me BE-në.