Cristiano Ronaldo kapet duke shikuar golat e tij pas ndeshjes ndaj Irlandës

Shpërndaje

Cristiano Ronaldo ishte i lumtur me golat e tij ndaj Irlandës, saqë i shikoi golat e tij përsëri në autobusin e kombëtares së Portugalisë pas ballafaqimit.

Ronaldo humbi një penallti në pjesën e parë kundër Republikës së Irlandës – kur goditja e tij u prit nga portieri 19-vjeçar, Gavin Bazunu, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, Ronaldo sërish shkroi historinë me golat e tij. Së pari ai bëri histori me golin e barazimit në minutën e 89-të, i cili ishte goli i 110 -të për Portugalinë – që i mundësoi atij të bëhet golashënuesi më i mirë në histori në nivel kombëtaresh.

Dhe pastaj në minutën e 96-të, Ronaldo shënoi sërish dhe ia siguroi fitoren kombëtares së tij.

Pas ndeshjes, Ronaldo u pa duke shikuar momentet kryesore në telefonin e tij. TNT Sports postoi pamje të Ronaldos duke shijuar golat e tij nga një kënd tjetër.