Rajoni

Donika Gërvalla e infektuar me koronavirus, është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Gjermani

Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz është i infektuar me virus, dhe gjendja e saj shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Metro mëson brenda burimeve të veta në MPJ se Gërvalla-Schwarz është infektuar me virus dhe është në gjendje të keqe shëndetësore.

“Mund të them se arsyeja pse nuk ka shfaqje publike tash e sa kohë është gjendja e rëndë me virus”, thotë ky burim për Metron.

Një burim tjetër i afërt me familjen e konfirmon të njëtën por zbulon se Ministrja ka rezultuar pozitiv ne Gjermani ku edhe është duke u trajtuar në shtetin gjerman dhe po qëndron e izoluar në një hotel.

Kujtojmë, që Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka kohë që nuk është lajmëruar për konferenca, dhe është për t’u çuditur fakti që po e mban të fshehur se është e infektuar me virus.