Rajoni

Dorëzohet në polici personi që sulmoi tri vajzat në Prishtinë

Shpërndaje

Reporteri.net merr vesh se burri që shihet në pamjet e publikuara duke sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme.

Lidhur me rastin Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje.
I njëjti ishte në kërkim nga Policia e Kosovës që nga dita e djeshme.

Njëra nga vajzat që shihet në pamje duke u sulmuar, ka thënë për mediat se ndihen të rrezikuara dhe se personi që shihet në pamje duke i sulmuar, ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.