Lëvizja VETËVENDOSJE!: Telegram Ngushëllimi për familjarët e atyre që humbën më të afërmit e tyre, pas ngjarjes tragjike në Tetovë
Lëvizja VETËVENDOSJE! me Telegram Ngushëllimi për familjarët e atyre që humbën më të afërmit e tyre, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në mbrëmë në Tetovë, transmeton ALBAZONE MEDIA.
Reagimi i plotë:
Telegram Ngushëllimi
Ngjarja e mbrëmshme tragjike e djegies së spitalit në Tetovë që la 14 të vdekur e shumë të lënduar na ka tronditur dhe prekur thellë. Një shpërthimi të tillë brenda spitalit, në këtë kohë kur të gjitha segmentet e shoqërisë dhe shtetit janë vënë në dispozicion të mirëqenies së pacientëve e kundër një virusi që po na kërcënon në vazhdimësi, i duhet një hetim serioz prej organeve të rendit brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët e atyre që humbën më të afërmit e tyre. Duke bashkëndjerë dhimbjen me ta, të lënduarve të tjerë ju urojmë shërim sa më të shpejtë e kthim te familjarët e tyre. Ngjarje të rënda e tragjike si kjo na mbajnë bashkë e pranë njëri tjetrit.