“Mirupafshim dhe faleminderit”, Rama përcjell Merkelin në Rinas, kancelarja: Shihemi në Ljubjana
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka lënë Shëipërinë pas disa orësh vizitë zyrtare, ku dha përshëndetjet e fundit në kuadër të turit të saj ballkanik. Në një video të publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama, shihet se Kreu i Qeverisë përshëndetet me Merkel.
Kjo e fundit i uron gjithë të mirat gjithashtu dhe shton se bashkë do të shihen sërish në Ljubjana të Sllovenisë.
“Shihemi në Ljubjana, gjithë të mirat,”- dëgjohet të thotë Merkel.
“✈️ Rinas – Mirupafshim dhe faleminderit Angela Merkel 🇦🇱🤝🇩🇪
Auf Wiedersehen Angela👋,”– shkruan Rama krah pamjeve.