Sport

Ronaldo merr çmimin nga ‘Guiness’ pas thyerjes së rekordit me kombëtaren e Portugalisë

Shpërndaje

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola në fundin e ndeshjes për t’i dhënë fitoren Portugalisë 2-1 ndaj Irlandës.

Me këta dy gola të shënuar ndaj Irlandës, Cristiano Ronaldo është bërë zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të futbollit me kombëtare.

Kapiteni i Portugalisë është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me ekipet Kombëtare, pasi tani ka bërë 111 gola duke kaluar iranianin Ali Deai që kishte 109 gola.

E falë këtij rekordi të thyer, portugezit i është ndarë çmimi nga ‘Rekordi Guiness’.

Ronaldo ka postuar një foto me certifikatën e marrë ku falënderuar dhe ka shkruar se do të provojë t’i rrisë numrat në të ardhmen.

“Faleminderit Rekordeve Botërore Guinness. Gjithmonë është kënaqësi të njihesh për thyerje të rekordeve botërore”.

“Le të provojmë që këtë numër ta ngjisim edhe më lartë” ka shkruar Ronaldo.