Zvicra mposht Serbinë dhe siguron kualifikimin tutje

Shpërndaje

Zvicra ka arritur të kalojë tutje, si e dyta në grupin G.

Zvicra fitoi 3:2 ndaj serbëve dhe siguruan kualifikimin tutje, shkruan lajmi.net.

Zvicra e nisën furishëm takimin, pas qysh në minutat e parë rrezikuan dy herë me Granit Xhakën.

Po rridhte minuta e 20` kur helvetikët krijuan një aksion të bukur dhe në gol e konkretizoi Xherdan Shaqiri.

Megjithatë, zviceranët bën dy gabime, që i kushtuan në dy gola.

Ishte Mitrovic që barazoi shifrat, dhe Vlahovic që i dha epërsinë serbëve.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ishte Embolo që shënoi dhe barazoi shifrat.

Pjesa e parë u mbyll 2:2.

Edhe në 45 minutat e tjerë më mirë e nisën zviceranët.

Ishte Fleuer që pas një aksioni të bukur realizoi dhe i riktheu epërsinë helvetikëve.

E këtë fitore Zvicra shkon tutje nga pozita e dytë me gjashtë pikë, kurse serbët përshëndeten nga Botërori.