Tetova shpall 3 ditë zie
Pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në Covid-Qendrën në Tetovë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Tetovës, u vendos që në Tetovë të shpallet tre ditë zie.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, në një dalje për media, bëri të ditur se do të ndihmohen familjet për të tejkaluar këtë situatë.