Ngushëllime nga Bashkimi Evropian për viktimat në Tetovë

Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular në Tetovë.

“BE shpreh ngushëllimet më të thella deri tek familjet dhe miqtë e viktimave të këtij zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë ku trajtoheshin personat e prekur nga Kovid-19. Të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejt”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Ana Pisonero.

Ambasadori i BE -së në Maqedoninë e Veriut, David Gere gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij.

“Ndajm dhimbjen me njerëzit e Tetovës këtë mëngjes pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe miqtë e të vdekurve, dërkaq shpresojmë për shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Gere në Twitter.