Wi-fi falas për zonat turistike, paralajmëron Qeveria

Shpërndaje

Qeveria njofton se në mbledhjen e djeshme është miratuar Informacionin për sigurimin e WiFi falas shtetëror në zona të hapura publike, si pjesë e Programit të Punës së Qeverisë. Po përgatitet listë për lokacionet ku do të ketë WiFi falas.

Për realizimin e këtij programi, Qeveria miratoi rekomandim për Ndërmarrjen Publike Radiodifuzioni Nacional- Shkup si bartës i realizimit të projektit që siguron WiFi falas shtetëror në zona të hapura publike në lokacione me interes për turistët nga operatorët e telekomunikacionit deri në fund të 2021 në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit dhe bashkësitë e vetëqeverisjes lokale që të përgatisë dhe të paraqesë një propozim Lista e lokacioneve për sigurimin e WiFi falas shtetëror për të gjithë territorin e vendit, për marrjen e pëlqimit nga Qeveria të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Rekomandimet për sigurimin e WiFi falas shtetëror në zona të hapura publike.

Deri në fund të muajit prill 2022, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Zyrën Nacionale për Kompetencë Broadband dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike do të zhvillojnë takime publike me operatorët e interesuar dhe bashkësitë e vetëqeverisjes lokale për realizimin e sigurimit WiFi pa tel falas në lokacionet e miratuara me interes për turistët.