Behgjet Pacolli publikon projektin e qytetit të ri administrativ – Plan ky që ju len pa fjalë!
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar planin e tij, për Prishtinën, apo qytetin e ri administrativ.
Pacolli në Facebook, ka publikuar disa fotografi të këtij plani që është mahnitës.
Ai thotë se, ky projekt do të krijonte më shumë hapësira për gjelbërim në Prishtinën aktuale, më shumë parkingje e më pak dyndje.
Ai shkruan se ndërtimi i këtij projekti nuk i kushton asgjë buxhetit të Kosovës, e as atij komunal.
“Unë edhe njëherë i propozoj institucioneve përkatëse (ashtu siç kam propozuar në të kaluarën) që me ekspertizën, vullnetin, gatishmërinë, eksperiencën dhe mundësitë financiare te mija, të ndërtojmë pjesën administrative të kryeqytetit të Kosovës”, shkruan Pacolli.
Me këtë plan Pacolli thotë se Prishtina do të krijonte një imazh të një metropoli perëndimor.
Postimi i plotë:
Ndërtimi i qytetit të ri administrativ, do krijonte më shumë hapësira për gjelbërim në Prishtinën aktuale, më shumë parkingje e më pak dyndje të qytetarëve e që për rrjedhojë krijohet tollovi e trafik.
Përveç ngulfatjes, kjo ndikon edhe në shëndetin e qindra mija banorëve.
Ndërtimi i këtij projekti nuk i kushton asgjë buxhetit të Kosovës dhe as atij komunal.
Unë edhe njëherë i propozoj institucioneve përkatëse (ashtu siç kam propozuar në të kaluarën) që me ekspertizën, vullnetin, gatishmërinë, eksperiencën dhe mundësitë financiare te mija, të ndërtojmë pjesën administrative të kryeqytetit të Kosovës.
Është veprimi më i logjikshëm që përveç se e liron qytetin e Prishtinës nga ngulfatja, ofron edhe perspektivë zhvillimore.
Në anën tjetër Prishtina do të krijonte një imazh të një metropoli perëndimor.