RajoniTop Lajme

Gazetarja vë në siklet Ramën/ Nuk të ftuan në premierën luksoze të filmit të James Bond? Rama: Jam katunar, nuk i ndjek këto

Shpërndaje

Disa ditë më parë në Tiranë u zhvillua premiera e filmit të agjentit 007, James Bond “S’ka kohë për të Vdekur”. Filmi bëri bashkë politikanë, artistë, këngëtarë, gazetarë dhe ambasadorë duke filluar nga kryebashkiaku Veliaj, ambasadorja Yuri Kim, ministri Bledi Çuçi apo dhe kreu i SPAK Arben Kraja.

Ajo çka ra në sy ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama. Pikërisht, kreu i qeverisë ka zbuluar arsyen se pse nuk ishte i pranishëm në këtë eveniment. Gjatë një interviste në emisionin “Now”, kreu i qeverisë u pyet se pse nuk ishte në premierën e zhvilluar ku ishin elita e Tiranës. Ai u përgjigj se nuk e konsideron veten elitë, përkundrazi, me batutë e quan veten një “katunar Surreli me gjatësi 198 cm”.

Pjesë nga intervista: Pyetje: Para një jave u organizua premiera e filmit të James Bond në Tiranë, nuk ishit i pranishëm apo nuk ju ftuan? Rama: Pse duhet të isha i pranishëm? Pyetje: Ishte gjithë elita e Tiranës, ishte kryetari i SPAK-ut. Rama: Unë jam një katunar nga Surreli. Jam një copë katunari 198 cm. Pyetje: Kështu ju konsiderojnë ata që nuk ju ftuan, prandaj nuk ju ftuan? Rama: Jo, jo unë nuk jam elitë ta kam fjalën. Unë jam një katunar Surreli dhe nuk i ndjek këto evenimente mondane në Tiranë.

Pyetje: Ishin shkulur të gjithë që të shkonin tek premiera, kryeprokurori, kreu i SPAK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Rama: Nuk e di, nuk i ndjek këto. Ku është pyetja, apo thjesht kuriozitet.