Maqedoni

Grubi nga Hasanbegu: Jemi fokusuar në gazifikim e digjitalizim, BDI një parti që ringjall veten si feniks

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në Hasanbeg të komunës së Gazi Babës, duke prezantuar kështu listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë.

Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltar, Safet Ademi. Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve ka theksuar se tashmë fokusi është tek gazifikimi, ndërtimi i hekurudhave, digjitalizimi etj.

“Kënaqësi e madhe të shoh në numër kaq të madh bashkëpartiakët tanë dhe më kujton një tubim të vitit 2013, kur kryetari kishte vendosur që të garojmë për qytetin e Shkupit, kishte mobilizim të madh për ato zgjedhje duke grumbulluar rekord numër prej 31 mijë vota, dhe kjo frymë vazhdon edhe sonte e të njejtët do të rreshtohen duke rrethuar numrat e BDI-së. Sot Hasanbegut i kemi kthyer atë që i kemi marrë dhe kemi kuadro të cilat na e zbardhin fytyrën jo vetëm BDI-së por edhe gjithë shqiptarëve. Jemi duke përpiluar projekte të cilat dy dekada me rradhë kemi synuar për t’i realizuar. Para dy ditëve kishim presidentin e Bechtel të cilët ishin për të ndërtuar Korridorin 8, dhe njëkohësisht ndërtojmë rrugën drejt Bllacës, ndërsa pak javë më parë vendosëm gurrëthemelin e bulevardit Hasan Prishtina. Jemi fokusuar në gazifikim, në hekurudha, në digjitalizim, në kanalizime dhe ujësjellës në gjithë vendbanimet dhe kjo është BDI një parti që ringjall veten si feniks”, ka theksuar në fjalimin e tij Zëvendëskryeministri i parë Grubi.