Izairi: “Kryefjala e këtij mandati”, ujësjellësin për të gjitha vendbanimet
Sonte në një tubim impozant, kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës nga BDI, Fatmir Izairi ka prezantuar programin e tij të punës për ndryshimin dhe zhvillimin e komunës së Zhelinës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Postimi i plotë:
Tubim impozant në Zhelinë.
Ndër të tjera, Dr. Fatmiri premtoi atë që e kemi quajtur “Kryefjala e këtij mandati” , ujësjellësin për të gjitha vendbanimet si projekt i përbashkët i katër komunave – Zhelina, Bogovina, Bërvenica dhe Vrapçishti, ndërsa kryetari Ali Ahmeti u zotua se do ta përkrah projektin me gjithë seriozitetin dhe përkushtimin e anëtarëve të kabinetit qeveritarë. Madje tha : ” bile jemi vonuar me projekte të kësaj natyre, prandaj dhe përpiluam agjendën e blertë “.