Kurti: 4 vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës

Shpërndaje

Prononcimi im pas votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në këto zgjedhje lokale

Mirëdita të gjithëve,

Si qytetar i Republikës, dhe si banor i kryeqytetit, porsa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike.

Qytetarët e Republikës së Kosovës anembanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush do të vendosë. Pra, përcaktohen se kush do të jenë udhëheqjet dhe përfaqësuesit e tyre.

I Inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, përkatësie, apo pasurie, që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie, që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë, bashkë me qeverinë tonë, do të punoj e bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave.

4 vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës anekënd Kosovës, në të gjitha komunat ku ata jetojnë, banojnë, e punojnë.

Ju faleminderit.