Ky në foto është kandidati për kryetar komune i cili u kujdes për kombin që në rini

Shpërndaje

Periudhat e vështira të Kosovës krijuan erëra të fuqishme edhe në Maqedoni. Greva e minatorëve të Trepçës veç asaj që njihet si një grevë më e gjata në Botë ajo preku thellë në zemrat e mijëra shqiptarëve të Maqedonisë.

Aso kohe gjimnazist Enver Pajaziti nga Çellopeku u kyç në grumbullimin e mjeteve financiare për familjet e minatorëve të Trepçës, gjest sa human aq dhe i rezikshëm karshi sistemit jugosllav. Enveri ishte kyçur edhe në daljen ndihmë refugjatëve të Bosnjës mbase lidhjet e tij si student atë e kishin prekur që të mos qëndronte indiferent. Karakteri prej një humanisti,kështu e përshkruajnë edhe bashkëvendasit e tij i cili kurrë nuk pushoi duke punuar e angazhuar për çështjet kombëtare.

Lufta e Kosovës do të krijonte një valë të re shqetësimesh për gjithë botën e në veçanti për shqiptarët. Enverin këto do ta gjenin në vijën e parë të angazhimit së bashku me bashkëpunëtorë. Por sa përfundoi Kosova, Enver Pajaziti do të ishte motori i mbështetjes logjistike të UÇK-së që në fillet e para të krijimit të saj. Ai si bashkëpronar në Restorant Emka po bënte gjithçka që celulat e para të UÇK-së të kishin gjithçka që ju nevojitej.

Pas luftës së 2001 Enver Pajaziti iu kthye biznesit privat duke e vazhduar nga aty ku e kishte lënë. Si drejtor i kompanisë së parë shqiptare të Sigurimeve SIGMA dhe më pas përfaqësues i Volkswagen dhe Audi me kompaninë e familjes së tij Beva Auto në Tetovë.