Mavroqani dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes
Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 25 vjet burgim Nuhi Mavroqanin, për vrasjen e bashkëshortes së tij, më 25 korrik të vitit të kaluar në fshatin Berivojcë të Kamenicës.
Mavroqani e pati vrarë bashkëshorten, Sabile, duke e goditur me shufër metalike. Madje, sipas aktakuzës, Mavroqani kishte vazhduar goditjet në kokë e pjesët tjera të trupit edhe pse viktima kishte rënë në tokë.
Më 4 dhjetor, Mavroqani u dënua me burgim të përjetshëm. Megjithatë në prill sivjet, Gjykata e Apelit anuloi dënimin duke e kthyer rastin në rivendosje. Sipas Apelit, aktgjykimi ishte përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Tani në gjykimin e ri, Themelorja në Gjilan ka konfirmuar se ka vendosur ta dënojë Mavroqanin me 25 vjet burgim.