Pendarovski në vizitë zyrtare në Greqi – e para e nivelit më të lartë në mes dy shteteve
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski prej sot e fillon vizitën zyrtare dyditore në Greqi, që njëherë është edhe e para e nivelit më të lartë në mes të dy shteteve, duke pasur parasysh se deri më tani, asnjë president të vendit tonë nuk e ka vizituar Athinën, dhe asnjë president grek nuk ka qenë në Shkup, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Presidenti do të realizoj takime me krerët shtetëror, do të pranohet nga homologia e tij greke si dhe do të takohet me kryeministrin grek.
Sakeropupu dhe Pendarovski do të kenë takim tet-a-tet, si dhe takim plenar të delegacioneve të dy shteteve.
Në korniza të takimit, presidenti do të vizitoj muzeun Benaki, ku është paraparë shqyrtim të arkivës së Konstantinos Doksijadis dhe do të realizoj takim me ambasadorin amerikan në Greqi Xhefri Pajat.
Nga zyra e presidentit në kumtesën për vizitën zyrtare theksuan se “paraqet vizitë të parë historike që do të realizohet në nivelin më të lartë të dy shteteve”.
Në prag të arritjes në Greqi, në deklaratën për portalin informativ “Njuzbomb”, që dje e publikoi MIA, presidenti theksoi se vizita është është me ftesë të koleges së tij Katerina Sakelaropulu “vjen si vazhdim i një sërë takimeve në nivele të ndryshme në vitet e fundit dhe është dëshmi e qartë për raportet e përforcuara bilaterale mes dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.
Paralelisht, Pendarovski e potencoi rëndësinë e vizitës të asaj që po ndodh për herë të parë dhe sqaron se asnjëherë deri më tani asnjë president i Maqedonisë së Veriut nuk e ka vizituar Greqinë, as ndonjë president grek nuk ka qenë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Kështu, sot e plotësojmë këtë zbrazëtirë dhe hapim edhe një kanal komunikimi dhe bashkëpunimi për afrim akoma më të madh të dy vendeve dhe dy popujve. Për këtë, qëllimi kryesor i kësaj vizite shtetërore është që ta tregojmë gatishmërinë to në plotësuese për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët, që ta riafirmojmë përkushtimin vendimtar për raporte miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, si dhe për implmentimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes nga Prespa”, thotë Penarovski.
Në deklaratën për portalin grek thekson se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë janë dy vende që kanë kaluar në faza të ndryshme të raporteve të ndërsjella, por, tani jemi aleatë në aleancën më të fuqishme ushtarake të planetit, në NATO Aleancë, punojmë me përkushtim në rritjen e besimit, i ndajmë vlerat e njëjta të demokracisë dhe përballemi me sfida të ngjashme në shumë fusha”.
“Në këtë kontekst., intensifikimi i kontakteve dhe zgjerimi i shtrirjes tematike të raporteve tona është diçka më tepër se logjike dhe do të thoja, sidomos e domosdoshme. Si liderë përgjegjës të dy vendeve fqinje, kemi detyrim të krijojmë kushte për afrim akoma më të madh të popujve tanë”, thotë Pendarovski.