Restoranti i tetovarit Rene Rexhepi zgjidhet më i miri në botë për vitin 2021
NOMA, restoranti i shqiptarit nga Tetova Rene Redzepi është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021. Restoranti që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës u vlerësua me çmim të parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë. NOMA kishte qenë në majë të klasifikimeve edhe më herët në vitet 2014, 2012, 2011 dhe 2010.
Konkursi ‘50 restorantet më të mira në botë’, i cili u zhvillua në Antwerp, Flanders, nga data 3-5 tetor, vlerësoi NOMA për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.
“Asnjë udhëtim në NOMA nuk është kurrë i njëjtë, me René Redzepi dhe ekipin e tij duke kërkuar vazhdimisht për përbërës të papritur dhe duke i kthyer ata në pjata të bukura”, thuhet në dedikimin e çmimit për fituesin.
Më herët gjatë këtij viti, NOMA u vlerësua me tri yje ‘Mishelin’. ‘Mishelin’ vuri në dukje ‘lidhjen e fortë të restorantit me natyrën dhe qasjen holistike, duke përdour përbërës të pazakontë sezonalë në pjata krijuese dhe komplekse’.
Në intervistën e tij të parë pasi NOMA mori çmimin e madh, Rene Redzepi tregoi se sa i rëndësishëm ishte ky vlerësim për të dhe stafin e tij pas një sfide 18-mujore në këtë industri.
“Është e mahnitshme, pa pasur nevojën të ndihet si një rekord i thyer. Është e mahnitshme veçanërisht në këto momente”, tha Redzepi. Ai shtoi se për shkak të COVID-19, ceremonia e marrjes së çmimit ishte e para prej një kohe të gjatë që gjendej në një grumbull aq të madh njerëzish.
“Bota ngadalë po mësohet se si të jetojë me këtë virus, dhe ndoshta bashkimi ynë sot është një ogur për të ardhmen!” tha fituesi i çmimit të madh. /EuroNews/
Këto janë 10 restorantet më të mirë në botë për vitin 2021:
Noma – Kopenhagë, Danimarkë
Geranium – Kopenhagë, Danimarkë
Asador Etxebarri – Atxondo, Spanjë
Central – Lima, Peru
Disfrutar – Barcelonë, Spanjë
Frantzen – Stokholm, Suedi
Maido – Lima, Peru
Odette – Singapor, Japoni
Pujol – Mexico City, Meksikë
The Chairman – Hong-Kong, Kina
Ladies and gentlemen, No.1 in The World’s 50 Best Restaurants 2021, sponsored by S.Pellegrino & Aqua Panna, is Noma in #Copenhagen, #Denmark! Put your hands together for chef Rene Redzepi and his team! #Worlds50Best @SanPellegrino @nomacph @ReneRedzepiNoma pic.twitter.com/OUHb4b6vA6
— The World's 50 Best (@TheWorlds50Best) October 5, 2021
What an incredible moment for us all in Copenhagen.
We are so happy and proud of our team being voted the no. 1 restaurant in the world. #Worlds50Best pic.twitter.com/v0mH09WdaW
— restaurant noma (@nomacph) October 5, 2021