“Plisat e Strimnicës” e presin Fatmir Izairin me fitore në raundin e parë (Video)

Shpërndaje

Në një atmosferë madhëshotre dhe me plisa në kokë sonte në Strimnicë u prit kandidati i BDI-së për komunën e Zhelinës, Fatmir Izairi. Në këtë takim me banorët e Strimnicës ishte edhe deputeti Bedri Fazliu, zv.ministri Agim Nuhiu dhe zv/drejtori i DAP, Abuselam Selami.

Kandidati i BDi-së, Fatmir Izairi para banorëve premtoi se do të rregullojë rrugën Strimnicë – Falisht, rrugën Strimnicë Zhelinë, stadiumin e fshatit si dhe do të rregullojë rezervuarin e ujit që do të jetë për pjesën e epërme të Strimnciës.

Nga ana tjetër, Deputeti Fazliu, zv/ministri Nuhiu dhe zv/drejtori Selami u shprehën se pas kandidaturës së Fatmir Izairit qëndron e tërë struktura e BDI-së dhe Ali Ahmeti.

Ndryshe në anketat e fundit Fatmir Izairi pritet të fitojë në raundin e parë në zgjedhjet e 17 tetorit.