PZAP refuzon ankesat e Bekim Jasharit – s’ka rivotim në Komunën e Skenderajt

Shpërndaje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar shumicën e ankesave të Bekim Jasharit për parregullsi në votimin e 17 tetorit në Komunën e Skenderajt.

PZAP ka miratuar pjesërisht disa ankesa, por se në Skenderaj s’do të ketë rivotim.

Jashari ishte ankuar se në procesin zgjedhor ka pasur blerje të votave nga PDK-ja.

Megjithatë PZAP-ja i ka konsideruar të pabazuara ankesat duke thënë në disa raste se s’janë ofruar dëshmi të qarta e bindëse.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Fadil Nura ka marrë 57,99%, ndërsa Bekim Jashari si kandidat i pavarur, ka marrë 40,64%.