Kimetja ka një pyetje: Kush e puthi Bulliqin?

Shpërndaje

Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar rreth deklaratës së kandidatit për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili tha se dikush i ka publikuar foto kinse është me një femër.

Berisha ka një pyetje.

Ja postimi i plotë:

Kush e puthi Bulliqin!

I ka ndodh një qeder i madh. E kanë akuzuar për puthje. Ai po betohet se s’është puthës, por është i moralshëm.

Pseudo-Kazanova i Vetëvendosjes është në hall!

Shpejtim Bulliqi pretendon se i është cënuar morali nga një puthje e montuar.

E prej kur puthja qenka e pamoralshme, ne nuk e dimë!

Çka është kjo nevojë e sëmurë e shqiptarëve për të qenë të “moralshëm”, me zor.

Sipas shqiptarëve, dashuria është e pamoralshme, nëse ndodh jashtë martesës.

Ama, në realitet, statistikat tregojnë se krejt motelet e Kosovës mbushen full gjatë pauzave të punës.

Për dallim nga Shqipëria që dalëngadalë po jetojnë jetë reale, si perendimorë, pa pasur nevojë të shtiren (se atje ka edhe detektivë privat që të zënë me pelë përdore), shqiptarët e Kosovës secilën herë po bëhen më shumë dyfytyrësh e primitivë.

Vetëvendosja e ka primitivizuar dhe ndotur ambientin edhe më shumë seç ishte i ndotur e primitiv.

Kosova sot duket si një poezi pastorale, ku nuk ndodh asgjë, përveç mjelet dhia dhe korret bari.

Janë mësu me jetu jetë të dyfishtë, sepse janë primitivë. Çdo gjë pranojnë, përveç të vërtetën.

Si mund të dashurojë primitivi?

Dashuria e primitivit – është primitive.

Dashuria e budallait – është budallaqe.

Dashuria e të mençurit – është e mençur.

Dashuria e të cektit – është e cekët.

S’mund të jetë e thellë dashuria e njeriut të cekët!

Po ti hiç mos u tut, se pa një zor t’madh nuk t’puth kush ty (me zor).

Edhe ashtu, puthja vdes e para në dashuri.

— Shoqe dhe shokë,

shoqëria jonë kurrë s’ka qenë më dyfytyrshe dhe më primitive sesa sot.

Moralistët e Lëvizjes Vetëvendosje merren me puthje të montuara të llapjanit, i cili s’ka asnjë vlerë tjetër, përveç të luaj rolin e viktimës së puthjeve të montuara.

S’di pse s’po e kthejnë Vetëvendosjen në Lëvizje religjioze, se me politikë nuk po ju shkon. Secila politikë e Vetëvendosjes është moraliste.

Nuk e bëjnë “çështje” Rakiqin që ua kall Veriun, por e bëjnë çështje një puthje të montuar.

Më përpara pranojnë ta kallin Veriun, sesa të duken sikur e kanë puthur publikisht një grua, që nuk e kanë grua.

Puthjet lejohen për Lëvizjen Vetëvendosje, ama veç tinëz.

A ka gjë më qesharake sesa kur një burrë ankohet se e ka puthur një grua!

A ka gjë më jo burrërore sesa kur një burrë mbrohet nga puthjet e montuara!

Të isha në vendin e tij nuk do të mbrohesha nga puthja që s’ka ndodhur, por do të thosha: po, i tillë jam unë, puthës i paepur. Dobësi e kam veç dashurinë.

Veç kështu do të mund të ishte bërë interesant.

Përndryshe, zemra po na dhemb për fatin tënd, çka t’ka gjetë ty, t’kanë postuar fotografi duke e puthur një grua e ti nuk je puthësi, po është dikush tjetër.

Shqiptarët nuk janë kundër dashurisë, por kundër mashtruesve që bëjnë jetë të dyfishtë.

Këtu në Kosovë, ende të rrahin miqtë nëse dashurohesh në ndonjë grua tjetër, përveç në bijën e tyre.

Ata vendosin se zemra jote kujt i takon, dhe kështu shumë shqiptarë, nga frika e vdekjes së parakoshme, jetojnë jetën që nuk e duan.

Por puthjet ti mos i përdorë për fushatë, se është e padrejtë. Prandaj, t’ka vra Zoti, i ke humb zgjedhjet, duke mendu se është e rëndësishme veç njeriu mos me ti pa sekretet, se Zoti s’ka gajle që ta sheh maskarallëkun, kryesore njeriu mos me t’pa.

Përveç nëse t’ka puth ndonjë grua me zor, atëherë do të bëheshe interesant, përndryshe, ti po thua se nuk e kishe puthur një grua të bukur, se je i moralshëm, familjar.

Ik primitv! Se rinia është larg, shumë larg nga Ju dhe nga Kosova, jo veç me trup, por me shpirt dhe me mendje.

Se ne jemi budallenjë dhe s’kemi lexuar asgjë për këto çështjet e dashnisë, madje as Marquiz de Sade.

P.S. Me tregu drejtë deri sot vardisësit më të paepur i kam pasur imamët. Ata dinë me zgjedh, kanë shije, nuk bëjnë jetë të dyfishtë dhe dogri të çojnë te shpia, nëse pranon.

Njëri më ka dërguar mesazhin më të bukur në jetë “Jam në Mekë dhe po lutem për Ty”.

Budallica s’ja kthejsha mesazhin….