Në Çair përurohet rruga me emrin e biznesmenit të shquar Remzi Hoxha

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në rrjetin social facebook ka njoftuar se sot është përuruar rruga me emrin e figurës emblematike, të veprimtarit, patriotit dhe biznesmenit të shquar Remzi Hoxha.

Postimi i plotë:

Në Komunën e Çairit sot përuruam rrugën me emrin e figurës emblematike, të veprimtarit, patriotit dhe biznesmenit të shquar Remzi Hoxha.

Rruga “Çairska” mori emrin “Remzi Hoxha”, ndërsa përkujtimi i emrit të tij do të na bëjë të përkujtojmë edhe veprimtarinë e tij dhe mbi të gjitha idealet e larta të kombit tonë, për liri dhe barazi.

Remzi Hoxha dhe familja e tij janë trashëgimia e një kombi që na bëjnë krenar për veprimtarinë e tij në veçanti dhe kontributin e kësaj familje në përgjithësi.