Bekteshi: Për dhjetë ditë presim ulje të çmimeve të ushqimeve

Shpërndaje

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në brifingun e sotëm me gazetarët, bëri të ditur se sipas informacioneve dhe pritshmërive nga kompanitë e industrisë ushqimore, në periudhën e ardhshme pritet ulje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Njoftimi i plotë:

#Kujdesemi
📢ULJE E ÇMIMEVE❗️
➡️Në dhjetë ditët e ardhshme presim ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë prej 5-12%.
➡️Fillimisht, presim ulje të çmimeve të qumështit dhe produkteve të qumështit në 3-4 ditët e ardhshme dhe ulje të çmimeve të produkteve të mishit deri në fund të javës së ardhshme.
Nëse lëndët e para mbeten me të njëjtat çmime të importit, nga 👉1 dhjetori priten ulje më të mëdha të çmimeve.
Gjithashtu, nesër do të merret vendim plotësues që do të zgjerojë listën e aktiviteteve që do të mbështeten nga Qeveria në përputhje me kërkesat e Odës Ekonomike dhe i gjithë zinxhiri i industrisë së mishit do të mbulohet me energji elektrike të subvencionuar.
➡️Janë bërë të gjitha përgatitjet në fushën e sigurimit të prodhimit të energjisë elektrike, veçanërisht për këtë dimër dhe për sezonin e ngrohjes, i cili zgjat deri në fund të muajit mars.
📢Ftoj konsumatorët dhe qytetarët, nëse konstatojnë se nuk ka ulje të këtyre produkteve sipas përqindjeve, të raportojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut.