Shefi i Pfizer në Shqipëri, Rama: Na hapi derën në një moment të vështirë
Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka vizituar këtë të hënë Shqipërinë. Pasi pa nga afër vendin ku ruhen vaksinat në Shqipëri, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, ai vizitoi edhe qendrën e vaksinimit të ngritur në stadiumin Air Albania.
Kreu i qeverisë shqiptare nuk kurseu mirënjohjen dhe falënderimet për Bourla-n, pasi tha se i hapi derën Shqipërisë në një moment të vështirë, ku vendi nuk e kishte të qartë perspektivën për vaksinimin.
“Shumë nderim që është bërë një mik i yni, mik i Shqipërisë. Na hapi derën në momentin më të vështirë kur shkuam në Nju Jork në kushtet ku nuk kishim asnjë perspektivë të qartë pasi vendet e rajonit nuk u përfshinë në skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave. Folëm gjatë në Nju Jork, edhe pse nuk na premtoi aty për aty që çështja do zgjidhje na dha fjalën. Falë angazhimit të tij, ne filluam vaksinimin më shpejt se vendet e tjera të rajonit. Dua që t’ia shpreh atij vetë në sy këtu, në shqip, atë që e kam shprehur në mënyrë të përsëritur, qoftë këtu, qoftë në takimet që kemi pasur, mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, tha Rama.
Postimet nga Rama:
📍Qendra e Vaksinimit “Air Albania” – Për median me shefin e Pfizer, Albert Bourla.
#VaksinohuSot💉
#ShqipëriaBuzëqesh🌼
📍Pika e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Me shefin e Pfizer, Albert Bourla, për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.
500,000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurtë me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm.
#MbroShëndetin🙏
#VaksinatShpëtojnëJetë💉