Shqipëri: Bëhuni gati, këtë javë ju pret dëbora po vijnë rrymat e ftohta nga Europa
Java e ardhshme do të sjellë dimrin e ftohtë në Shqipëri.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu të herëpashershme. E hëna dhe e enjtja do të shoqërohen me rrebeshe.
Sipas SHMU, në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës. Së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Dëbora do të prekë vendet me lartësi deri në 900 metra.
Era e fortë është gjithashtu një tipar i motit që do të pushtojnë vendin tonë këtë javë. Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 në ballë. Temperaturat pritet të jenë mjaft të ulëta dhe do të zbresin deri në dy gradë.