Sela përmend rastin e Kurcit: Zaev vazhdon të jetë kryeministër edhe pse u dogjën të gjallë 14 njerëz

Shpërndaje

Nuk është e vërtetë që gara në Komunën e Zhelinës është duke u bërë në mes katër kandidatëve, por mes pushtetit dhe opozitës, kështu u shpreh lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në tubimin në Zhelinë.

“Jemi afër zgjedhjeve dhe kësmet Zotit sot një javë ju bashkë me Mahirin do e festoni fitoren në këtë orë këtu në Komunën e Zhelinës. Me këtë dua të them se po afrohen qastet dhe momentet dhe ne nuk duhet të rrimë duarkryq dhe të presim tek afrohet java dhe vjen dita që quhet 17 tetor e që duhet rrethuar numri 6 por të gjithë këtë javë duhet ta kemi të mbushur me aktivitete, me punë të palodhshme, ashtu siç dini ju dhe siç ju kemi ndjekur në aktivitetet që i keni bërë”, tha më tej ai