Haxhiu: Pranova nga Presidentja dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Përmes një njoftimi, Haxhiu ka theksuar se dy javë pas miratimit në Kuvend, ligji po hyn në fazën e zbatimit.
Ajo ka theksuar se çdo pasuri e personave që ushtrojnë funksione publike duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.
Haxhiu ka bërë të ditur gjithashtu se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e ngritjes së Byrosë, ndërsa ka theksuar se rezultatet e zbatimit të ligjit do të jenë ato që do ta matin efektin e tij te qytetarët.

