Sulmohet fizikisht kryetari i FFK-së Agim Ademi
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, është sulmuar fizikisht.
Sulmi ka ndodhur në “Parkun e Gërmisë” rreth orës 11:00.
Kështu ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se Ademi ka pësuar lëndime trupore.
Ajo bëri të ditur se policia është duke e hetuar rastin.
“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”.