Mbi 800 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine

Shpërndaje

Mbi 800 mijë persona janë imunizuar me të paktën një dozë vaskine, ndërsa më së shumti qytetarë janë të imunizuar me vaksinën Fajzer. Kështu tregoj të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët informojnë se duke përfshirë ditën e djeshme, gjithësej janë vaskinaur 800.103 qytetarë, janë rivaksinuar 764.953 persona, ndërsa dozën e tretë kanë pranuar 1.292 persona. Sipas këtyre të dhënave, mbi 54 për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar, dhe 33 për qind e popullsisë nga mosha 18 deri 39 vjeç kanë pranaur të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, numri më i madh i vaksinave është aplikuar nga lloji Fajzer me gjithësej 610.837 doza, më pas vijon Sinvaku me një numër total prej 485.012, Sinofarm me 300.804 aplikime, ndjekur nga AstraZeneka me 130.142 doza, ndërsa në fund radhitet lloji i vaksinës Sputink V me gjithsej 45.613 aplikime të vaksinës. Gjithsej janë aplikuar 1.572.408 doza të vaksinave.

Gjatë dtës së djeshme janë aplikuar gjithsej 2.379 doza të vaksinave, prej të cilave 700 janë aplikuar si dozë e parë, ndërsa 1.585 për rivaksinim, dhe 94 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaskinës.

Përfshirja e vaksinimit me një dozë tek popullata e rritur është 57 për qind, tek personat mbi 18 vjeç me dy doza është 46 për qind.

Me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaskinuar 48.4 për qind e popullsisë e grupmoshës 18 vjeçare, dhe 44.7 për qind e popullatës mbi 12 vjeç . Ndërsa,n umri më i madhë i personave të vaksinuar me dyd oza është rreth moshës 25 deri 49 vjeç

Numri i të vaskinuarve jashtë është shumë i madhe, pasi vetëm në Vranjë të imunizuar me dy doza janë rreth 12 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, por autoritetet shëndetësore i llogarisin vetëm ata që kanë shprehur dëshirë për imunizim./shenja

Lloji i vaksinave:

Doza e parë | Doza e dytë | Doza tretë | Gjithsej

Pfizer/Biontech 316.824 | 292.817 | 1.196 | 610.837

Sinovac : 247.751 | 237.261 | 485.012

Sinopharm : 151.034 | 149.770 | 300.804

AstraZeneca : 67.664 | 62.478 | 130.142

Sputnik V : 22.990 | 22.623 | 45.613

Gjithsej : 806.263 | 764.949 | 1.196 | 1.572.408