Sveçla kalon darkën me zyrtarët policor në Bërnjak: Kemi kapacitete për t’i larguar barrikadat në veri

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të enjten mbrëma ka qëndruar më zyrtarët policor në Bërnjak, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat,

Gjithashtu, ai ka thënë se këta zyrtarë po punojnë me përkushtim për ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit.

“Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa.

Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar ministri.

Derisa ka thënë veriut të Kosovës duhet kthehet normaliteti.