Të gjithë shqiptarët duhet ta votojnë Fatmir Deharin
Paravarësisht thirrjeve partiake, kërçovarët do votojnë Fatmir Deharin. Askush nuk e vë në dyshim votën për atdhetarin dhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, sepse në garë është një maqedon, i cili ka vënë në pikëpyetje faktin se Kërçova është shqiptare.
Ky është opinioni i shumicës shqiptare në këtë qytet në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Qytetarët që kanë bashkëbiseduar me agjencinë INA, nuk kanë dilema se për kë do votojnë.
Për ata që nuk e njohin, Dehari shkollën e mesme e ka kryer në Elbasan, ndërsa studimet universitare në Prishtinë.
Pas studimeve, punoi në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë si mësimdhënës.
Deri në vitin 2001 a punuar si asistent në Universitetin e Prishtinës dhe Tetovës.
Në vitin 2001, i bashkangjitet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si Oficer i lartë lufte pranë shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
Pas luftës ai doktoron në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Përpos angazhimeve si drejtues i Komunës së Kërçovës, ai punon edhe si ligjerues në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Ka njohuri të gjuhës frënge, angleze, serbo-kroate dhe maqedone. I martuar dhe baba i tre fëmijëve.