Trump bëhet me platformë të vetën sociale

Shpërndaje

Dështoi t’i kthehej 88 milionë ndjekësve në Twitter dhe 32 milion të tjerëve në Facebook.

Prandaj ish presidenti amerikan dhe miliarderi, Donald Trump vendosi të krijoj platformën e tij ku mund të ju drejtohet masës pa e penguar kush.

Që kur këto dy platforma e bllokuan ish shefin e shtëpisë së Bardhë, ai përmes mënyrave të ndryshme ka synuar për të rifituar praninë e tij në mediat sociale.

Facebook e Twiter akuzuan ish shefin amerikan të shtetit se përdori rrjetet sociale për nxitur dhunë e urrejtje e që pasuan me trazira në Capitol Hill më 6 janar.

Prandaj Trump po synon rikthimin e tij ne rrejte sociale me lansimin e Trump Media & Technology Group dhe aplikacionin “TRUTH Social”

Ky investim sipas Trump do të krijoj rivalitet me kompanitë e mëdha teknologjike që e kanë bllokuar atë dhe i kanë mohuar atij megafonin që ishte parësor për ngritjen e tij kombëtare.

TRUTH Social do të fillojë së funksionuari në muajin nëntor për një numër të caktuar njerëzish dhe pastaj vitin e ardhshëm do të ketë shpërndarje mbarëkombëtare.

E përdorimi i Twitter nuk është problem për një tjetër ish presidenti të Amerikës .

Bill Clinton përmes kësaj platforme sociale tha se ishte i emocionuar dhe prekur nga mbështetja që kishte marrë nga qytetarët pas infektimit me Covid -19 dhe shtrimit të tij në spital.

Ai njoftoi se po ndjehet më mirë dhe se është në rrugën e rikuperimit në shtëpinë e tij.