Afrim Gashi: Nuk jam takuar me Zoran Zaevin

Shpërndaje

Raportime të shumta ka pasur sot në lidhje me një takim të mundshëm, ndërmjet Afrim Gasht nga Alternativa dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Në lidhje me këtë, Alsat, ka kontaktuar të parin e Alternativës, Afrim Gashin, i cili ka mohuar se do të ketë një takim me Zaevin.

“Jo nuk jam takuar me Zaevin”, ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu ka konfirmuar se sot ka thirrur mbledhje të kryesisë së ngushtë të partis.

“Sot do ta mbajmë mbledhjen e rregullt të partisë, asgjë më shumë”, u shpreh Gashi për Alsat.