Ambasada e Amerikës me thirrje tjetër shtetasve të saj: Shmangni vendet me turma, rrezik për sulm të mundshëm terrori në Kosovë

Shpërndaje

Ambasada Amerikane në Kosovë në një njoftim të datës 22 nëntor ka paralajmëruar shtetasit e saj sa i përket sulmeve të mundshme terroriste në territorit e Kosovës.

Në njoftimin e shpërndarë në faqen travel.state.gov, iu bëhet me dije shtetasve amerikanë që të rishqyrtojnë ushëtimet e tyre në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësive për trazira.

Tutje në njoftimin e Ambasadës thuhet se terroristët mund të sulmojnë në qendra tregtare, hotele, klube, restorante etj.

“Grupet terroriste vazhdojnë komplotimin e sulmeve të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet/qendrat tregtare, strukturat e pushtetit lokal, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike” thuhet në njoftimin e tyre.